Kategoria Superiore/ Egnatia nuk ngre kokë, kampionët mposhten dhe nga Vora

Kategoria Superiore/ Egnatia nuk ngre kokë, kampionët mposhten dhe nga Vora

Egnatia nuk po mund të ngrejë kokë në Kategorinë Superiore. Skuadra rrogozhinase u befasua në shtëpi në ndeshjen e javës së 33 teksa u mposht nga Vora me rezultatin 2-0, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Në Egnatia Arena, ndeshja nisi në mënyrën më shokuese për kampionët në fuqi të vendit teksa që në minutën e 4 e panë veten në disavantazh me Vorën që shënoi me anë të Kasallës që përfitoi nga një gabim në prapavijën e Egnatias. Në minutën e 26, Vora fitoi një 11 metërsh, një vendim që u dha pasi arbitri i ndeshjes e verifikoi në sistemin VAR. Kasalla shkoi te pika e bardhë duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 2-0 Vorës duke plotësuar në të njëjtën...