Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Katastrofë mjedisore në Selenicë/ Djegia e mbetjeve helmon banorët, institucionet heshtin
Prej dy ditësh, qyteti i Selenicës po mbytet nga tymi dhe era e rëndë e mbetjeve të djegura. Bashkia Selenicë, në vend që të menaxhojë mbetjet urbane në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme, ka zgjedhur rrugën më të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve: djegien në fushë të hapur. Një praktikë që kujton realitetin e dhimbshëm edhe në qytetin e Vlorës – mbeturina të grumbulluara në natyrë dhe më pas të djegura, si zgjidhje e "shpejtë", por që shkakton pasoja afatgjata për mjedisin dhe shëndetin publik. Banorët janë të shqetësuar, ajri është i helmuar dhe askush nga institucionet përgjegjëse nuk...