Kastrioti fiton finalen ndaj Luizit dhe qëndron në Kategorinë e Parë

Kastrioti fiton finalen ndaj Luizit dhe qëndron në Kategorinë e Parë

27 Prill 2025 17:37 Telesport Kastrioti ka mundur 1-0 Luizin në finalen e “play-out” dhe do qëndrojë në Kategorinë e Parë për sezonin e ri, ndërsa kavajasit do të luajnë sërish në Kategorinë e Dytë. Golin vendimtar e shënoi Edmond Hoxha në minutën e 62-të, shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Ndeshja e luajt në stadiumin e Vorës dhe në fund e gjithë festa ishte për krutanët. Ditën e djeshme, Kukësi fitoi 1-0 ndaj Orikut dhe po ashtu siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Burimi: Telesport.al