Kastravecat e detit mund të jenë ilaçi që ndalon përhapjen e qelizave kancerogjene

Kastravecat e detit mund të jenë ilaçi që ndalon përhapjen e qelizave kancerogjene

Kastravecat e detit, të njohur shkencërisht si holoturianë, janë pastruesit e oqeaneve, të cilët pastrojnë fundin detar dhe rikthejnë lëndët ushqyese në ujë. Por këta jovertebrorë të thjeshtë mund të fshehin gjithashtu një çelës të rëndësishëm për ndalimin e përhapjes së kancerit. Një sakarid që gjendet te kastravecat e detit, konkretisht te specia Holothuria floridana, mund të bllokojë në mënyrë efektive Sulf-2, një enzimë që luan një rol kyç në zhvillimin e kancerit. Ky zbulim është bërë nga studiuesit e Universitetit të Misisipit dhe është botuar në revistën Glycobiology. "Jeta detare prodhon komponime me struktura unike, të cilat shpesh janë...
Burimi: Syri.net