Kasëm Trebeshina: Në Shqipëri u gjenda i poshtëruar dhe i fyer!

Kasëm Trebeshina: Në Shqipëri u gjenda i poshtëruar dhe i fyer!

Nga Kasëm Trebeshina Jeta është e vështirë!…Vdekja arrihet më me lehtësi!…Por, ne erdhëm në jetë!…Erdhëm me mundim dhe dhembje…Ndaj dhe duhet, patjetër, ta jetojmë sa më gjatë!…Dhe sa më gjatë ne mund ta jetojmë duke u përpjekur që të gjitha veprimet tona të çojnë në ndërtime të arsyeshme dhe jo në shkatërrimin e Botës! Nuk kam ndërmend t’ju kërkoj të falur për pjesëmarrjen time në atë luftë të ndyrë civile dhe të gjithë ju duhet të kini parasysh se nuk jam duke shkruar as “Historinë e Luftës Civile në Shqipëri”, dhe as “Historinë e Luftës në Shqipëri”. Jam vetëm duke dhënë një përshkrim të shkurtër të jetës sime, të eksperiencës sime në një nga periudhat më të turbullta të Historisë së Shqipërisë. E di, unë...