Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte
👁13166
Tragjedia në Gaza sa vjen e thellohet, me raportimet e fundit që flasin për një kasaphanë të vërtetë. Për të tridhjetë e tretën ditë me radhë, civilët vriten nga zjarri izraelit gjatë grumbullimit në pikat ku shpërndahet ushqimi. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e copëtuar, të paktën 40 vetë janë vrarë dhe mbi 208 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit, shkruan A2 CNN. Më herët, autoritetet e Rripit të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, bënë me dije se 27 civilë kishin humbur jetën në mënyrën më tragjike, teksa prisnin radhën për...