Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
KAS vendos hapjen e 60 kutive në qarkun e Durrësit, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës
👁8968
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) me kërkesën e dy anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Cefa ka vendosur hapen e 60 kutive, për votat preferenciale me kërkesë të kandidatit në listë të hapur, të radhëve të Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Partisë Demokratike (ASHM), Aulon Kalasë. Po ashtu po me kërkesë të dy anëtarëve, rihapen kutitë edhe për KZAZ 21-22 dhe 126 qendra votimi dhe diaspora. Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së dhe i janë dërguar në favor të kandidatit tjetër, Arjan Ndoja, që fitoi.