Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KAS rrëzon kërkesën e PD për rinumërim në Peqin e Gramsh: Vetëm verifikim!
👁3494
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të rinumëruar votat në Peqin dhe Gramsh, respektivisht KZAZ-të 45 dhe 52. Në mbledhjen e sotme të zhvilluar pas ankimimit të bërë nga PD-ja, KAS vendosi që të pranojë hapjen e kutive për të bërë verifikim të materialeve zgjedhore, por jo rinumërim. Kreu i KAS, Ilir Rusmajli kërkoi që procesi i verifikimit të materialeve zgjedhore për Peqinin dhe Gramshit të zhvillohet ditën e hënë. Në Peqin, Partia Demokratike dhe koalicioni i saj morën 22.52% të votave, ndërsa në Gramsh 21.23%.