KAS rrëzon ankimimin e Adriatik Lapajt, i heq mandatin kushërirës së tij dhe ia kalon Ana Dajkos

KAS rrëzon ankimimin e Adriatik Lapajt, i heq mandatin kushërirës së tij dhe ia kalon Ana Dajkos

Lufta mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet merr tjetër kthesë. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot kërkesën e Adriatik Lapajt që të njihte dorëheqjet e listës së mbyllur nga kandidimi dhe mandati t’i kalonte atij si më i votuari në listën e hapur. Por, përpos kësaj vendimmarrje KAS rrëzoi edhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi duke ia hequr mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit (e katërta në listën e mbyllur) dhe duke ia kaluar atë Ana Dajkos, të parën në listën e mbyllur. Përfaqësuesit ligjorë të Lapajt mbajtën fjalën e tyre para anëtarëve të KAS-it,...