KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga Greqia. Sipas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, votat e Greqisë duhet të administrohet nga grupet e numërimit. “KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njofton KAS.
Burimi: Opinion.al