Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KAS merr vendimin për Dibrën, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin e PD
👁6182
Ditën e mërkurë të javës së ardhshme do të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës, me kërkesë të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se iu vodh mandati në garën e brendshme. Hapja e kutive u mundësua në KAS nga dy anëtarë të opozitës, Çefa e Braho. Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat, me numërimin që u bë më 11 maj. Ai u mund me 100 vota nga kandidati i PL-së Përparim Spahiu. Por asnjëri nuk e mori dot mandatin.