KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi i “Shqipëria Bëhet”ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi të shpallë fituese Ana Dajkon. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar. Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë...