Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosoven; “Dardanet” nuk ia dalin ne Dublin

Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosoven; “Dardanet” nuk ia dalin ne Dublin

Kosova e mbyll me një humbje të hidhur aventurën në Ligën e Kombeve. Dardanët u mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 nga Irlanda, në ndeshjen e fundit të grupit, duke e përfunduar këtë edicion në vendin e tretë me 6 pikë. Një rezultat që i lë kosovarët në Ligën B dhe, me shumë gjasa, i pozicionon në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve të Euro 2028. Ndeshja mori një kthesë dramatike në minutën e 26-të. Kreshnik Hajrizi përsëriti gjestin e famshëm të Luis Suarezit, duke ndalur me dorë një top që po shkonte drejt rrjetës. Arbitri nuk hezitoi: karton i kuq për mbrojtësin e Kosovës dhe penallti për vendasit. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Troy Parrott, i cili kaloi Irlandën në...