Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Karaxha Beu në 1462 i premtoi Sulltan Mehmetit II se do të sillte Gjergj Kastriotin në këmbët e tij o të gjallë o të vdekur
Pasi depërtonin nga Alhira ushtritë osmane futeshin në dy gryka kryesore me qëllim arritjen në Krujë, depërtimi i parë ishte Drin i Zi-Dibër-Vajkal dhe i dyti Shkumbin-Elbasan. Një depërtim tjetër ishte Shkup-Grykë e Dervenit-Tetovë-Pollog-Radikë në këtë rrugë janë zhvilluar shumë beteja. Karaxha Beu në 1462 i kërkon Sulltan Mehmetit II që ta lërë në krye të 30000 ushtarëve për të mposhtur Gjergj Kastriotin, ai premtoi se do të sillte Gjergjin në këmbët e sulltanit o të gjallë o të vdekur. Sulltan Mehmeti pranoi duke shtuar dhe 10000 ushtarë të tjerë, duke i dhënë Karaxha Beut një numër total prej 40000 ushtarësh. Njerëzit e fshehtë të Gjergj Kastriotit e zbuluan shpejtë këtë lëvizje duke e informuar atë. Karaxha Beu kaloi Ohrin dhe vendosi kampin e tij...