Karakter, klas dhe efekti Ilir Daja, Dinamo “ringjallet” në Evropë

Karakter, klas dhe efekti Ilir Daja, Dinamo “ringjallet” në Evropë

15 vite mungesë, por Dinamo rikthehet në Evropë duke marrë një fitore të madhe, një fitore me karakter që i afron me turin e tretë të Conference League. Të përkëdhelur nga shorti, por nga Andorra, kundër modestëve të Atletic Esclades, ekipi i Ilir Dajes fillimisht përjetoi makthe, ku në rastin e parë të rrezikshëm, ose më saktë në goditjen e parë në portë, në fundin e pjesës së parë, Esclades i ndëshkoi me një gol të kapitenit Viera, me këtë të fundit që i pa shqetësuar në shtyllën e dytë, me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në...