Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar nga Kina projektet strategjike të Shqipërisë në fushën e transportit, duke vënë theksin te investimet në korridoret europiane dhe projektet hekurudhore e rrugore që lidhin vendin me rajonin. Karakaçi ishte i ftuar nga Ministri i Transportit të Kinës në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, një prej aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e transportit. Sa i përket Korridorit VIII, ministri bëri me dije se gara për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është në fazën përmbyllëse dhe brenda muajit nëntor pritet të shpallet kompania fituese. Ndërkohë, sipas tij, vijon puna për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa segmentet e para të bypass-it të Elbasanit janë kontraktuar dhe puna ka nisur. “Sigurisht, Shqipëria është vend i vogël, por...