Kapi me forcë dhe e tërhoqi nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin holandez

Kapi me forcë dhe e tërhoqi nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin holandez

Policia ka nisur hetimet për një 33-vjeçar holandez pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar vajzën e tij. Ai shihet teksa kap të miturën dhe e tërheq për flokësh, teksa vogëlushja qante. Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagoi në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën. Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj.  Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas...