Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 55-vjeçari nga Tepelena
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.