Kapet 3 ton kokainë në Guayaquil, autoritetet në Ekuador: I përkiste mafias shqiptare

Kapet 3 ton kokainë në Guayaquil, autoritetet në Ekuador: I përkiste mafias shqiptare

Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar tre ton drogë, një sasi që ata thonë se i përkiste mafias shqiptare, e cila ka lidhur marrëdhënie me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane, si dhe me bandat në vend. Sekuestrimi i kësaj sasie të kokainës u njoftua zyrtarisht dje në Quito. Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një "goditje të madhe për mafian shqiptare". Droga u sekuestrua pas një kontrolli në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guayaquil, një port i madh dhe një qendër me rëndësi jetike për trafikimin e drogës në tregjet e SHBA-së dhe Evropës. “Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan...
Burimi: Syri.net