Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kapen në flagrancë duke kultivuar kanabis në parcela, arrestohen dy persona
Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”. Gjatë natës, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në flagrancë dy shtetas që po kujdeseshin për bimët narkotike të mbjella në dy parcela toke me pronësi publike. Bëhet fjalë për shtetasit A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në Rreth Libofshë. Në këto parcela u gjetën dhe u asgjësuan 284 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Të dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Kultivimi...