Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen katër persona në Gjirokastër, mes tyre edhe organizatori
DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 2”. U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas (midis tyre dhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale). Sekuestrohen 2 automjete, 400 euro dhe 6 celularë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në...