Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Kapedanë dhe ushtarë trima: Nuk është as e re, as e papritur pamja që kam sot përpara syve..” Fjalimi i Skënderbeut!?
Fan Noli (pjesë nga “Historia e Skënderbeut”) Skënderbeu pasi priti përgëzimet e zakonta, u majti këtë fjalë krerëve dhe popullit të mbledhur, sipas Barletit: “Kapedanë dhe ushtarë trima: Nuk është as e re, as e papritur pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të atdheut tuaj. Edhe pse jam i lumtur tani që mund t’jua hap zemrën. Ju them pa mburrje që sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dashuri për lirinë. Kur më ftuat për këtë vepër nga shërimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe ju. Nofta ju shkoi nga mendja që e kisha harruar...