Kaosi me protestën e studentëve/ Rama reagon sërish, i dërgon “zemër” efektivëve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë. Këtë herë, ai ka publikuar një video ku shfaqen efektivë të Policisë së Shtetit duke ndihmuar dy të mitur, të cilët duket se janë prekur nga gazi lotsjellës. Postimi nuk shoqërohet me tekst, por vetëm me një emoji zemër. Në pamjet e shpërndara nga kryeministri shfaqet edhe shefi i Komisariatit Nr. 1, Ervin Hasrama. Me simbolin e zemrës, Rama duket se përcjell një mesazh mbështetjeje për efektivët e angazhuar në terren, në një kohë kur ndërhyrjet e policisë dhe mënyra e menaxhimit të protestave janë kthyer në temë debati. Reagimi vjen në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet. Tubimet janë shoqëruar me përplasje...
Burimi:
ntv.al