‘Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme’/ Qytetarët në ditën e 169-të të protestës para Kryeministrisë

‘Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme’/ Qytetarët në ditën e 169-të të protestës para Kryeministrisë

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë edhe këtë të diel përpara Kryeministrisë, ku qytetarë dhe studentë janë mbledhur në ditën e 169-të të qëndresës. Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Rama, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme. Protesta e sotme vjen një ditë pas marshimit kombëtar të studentëve, të cilët kundërshtuan ofertën e qeverisë për dialog dhe paralajmëruan vijimin e qëndresës deri në largimin e Ramës. Me sloganin “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit shprehin vendosmërinë për të mos u tërhequr nga kërkesa e tyre.