Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit 12 orësh!

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit 12 orësh!

Pas përfundimit të protestës në Tiranë, policia ka ndaluar disa të rinj. Ngjarja vjen pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private apo dhe koshave të mbeturinave. Gjithashtu kanë thyer semaforë dhe çdo gjë që u ka dalë para. Shumë prej tyre vraponin që t’i shpëtonin kapjes nga blutë. Të tjerë nuk ia dolën dot. Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një pjesë e protestuesve janë kthyer...