Kaos në ‘Rrugën e Elbasanit’, hidhet gaz lotsjellës! Përplasje mes policisë
Foto nag rruga e elbasanit TIRANË- Situatë e tensionuar është krijuar në 'Rrugën e Elbasanit' ku protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, ndërsa situata është përshkallëzuar në rrugë. Gazi ka prekur edhe qytetarë që ndodheshin në zonë dhe që nuk ishin pjesë e protestës. Paralelisht një kioskë përgjatë aksit rrugor vijon të jetë e përfshirë nga flakët. Në vendngjarje nuk është konstatuar prania e një automjeti zjarrfikës duke bërë që disa qytetarë të ndërhyjnë vetë për të shuar zjarrin. Përplasjet tymi dhe flakët kanë krijuar kaos në 'Rrugën e Elbasanit', ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar./ZËRI
Burimi:
zeri.ai