Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kaos në Rafah, turmat “pushtojnë” pikën e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave ushqimore
👁6661
Mijëra palestinezë u dyndën në një pikë shpërndarjeje të ndihmave humanitare të ngritur nga Fondacioni Humanitar i Gazës, një grup i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli. Ky veprim erdhi vetëm një ditë pas fillimit të operacioneve në qytetin jugor Rafah. Aty u krijua një skenë kaotike me turma të dëshpëruara që thyenin gardhet dhe përpiqeshin të merrnin ndihma. GHF, i cili përdor kontraktorë të armatosur amerikanë për siguri, synon të anashkalojë sistemin tradicional të OKB-së për shpërndarjen e ndihmës, duke u përballur kështu me kritika të forta nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës. Ushtria izraelite konfirmoi se...