Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë
👁10447
Një makinë u përplas me turmë personash gjatë festës së tifozëve të Liverpool FC, ku kanë mbetur dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe 4 fëmijë. Raportohet se 27 persona u dërguan në spital, dy prej të cilëve me lëndime të rënda. Shoferi i makinës, një 53-vjeçar britanik është arrestuar nga policia. “Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, thonë autoritetet. Mijëra njerëz ishin në rrugët e qytetit për fitoren e Liverpool FC në Premier League, ndërsa klubi i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë shërbimit të emergjencës.