Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kaos në aeroportin e Birminghamit, pas uljes emergjente të një avioni privat
Pasditen e sotme, aeroporti i Birmingham-it është përfshirë nga kaosi dhe vonesat pasi një avion privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të pistës dhe pezullimin e 93 fluturimeve. Avioni Beech B200 Super King Air, i ndërtuar në vitin 1981 dhe i regjistruar me numrin G-NIAA, ishte nisur nga Birminghami për në Belfast, por pas vetëm disa minutash fluturim, shpalli emergjencë dhe u kthye për një ulje të detyruar rreth orës 13:58. Sipas autoriteteve, avioni bëri disa rrotullime në ajër përpara se të ulej me sukses. Në bord ndodheshin tre persona, një prej të cilëve pësoi lëndime të lehta dhe u trajtua në vend nga shërbimi i Ambulancës i West Midlands. Pas incidentit, pista e aeroportit u mbyll plotësisht...