Kaos edhe te Zogu i Zi, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë e kangjella! Shoferët të irrituar i bien borive
Rrugët e Tiranës janë në gjendje kaotike nga sulmet e protestuesve. Mbizotëron kaosi edhe te Zogu i Zi, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke vendosur gurë e kangjella në mes të rrugës. Bllokimi ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët u bien vazhdimisht borive për të kërkuar lirimin e rrugës. Në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’ ku ndodhet kryqëzimi me “Rrugën e Durrësit” ka disa kosha mbeturinash që po digjen. Brenda në shesh ku ka ende protestues, po hidhet gaz lotsjellës. Situata duket po aq e rrëmujshme edhe te zona nga ‘Don Bosko’ e deri drejt hyrjes së bulevardit ‘Zogu I.” Kangjella të hedhura në tokë, kosha mbeturinash që kanë bllokuar rrugën dhe janë në flakë, qarkullimi i automjeteve i bllokuar. Një...
Burimi:
javanews.al