Kaos dhe sqarime në Shtëpinë e Bardhë, Trump shpall tarifa totale 145% ndaj Kinës

Kaos dhe sqarime në Shtëpinë e Bardhë, Trump shpall tarifa totale 145% ndaj Kinës

Ditët e fundit kanë sjellë konfuzion në Shtëpinë e Bardhë, teksa gazetarët dhe publiku ndërkombëtar përpiqen të deshifrojnë politikat më të fundit tregtare të presidentit Donald Trump. Në qendër të debatit ka qenë shifra 125% e përmendur nga vetë presidenti për tarifat ndaj mallrave kineze — një deklaratë që ka ngjallur hutim në tregje dhe në qarqet diplomatike. Sipas një sqarimi të ri nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, tarifa 125% i referohet ekskluzivisht asaj që ata e quajnë “tarifa reciproke”. Kjo vjen mbi një shtesë të mëparshme prej 20% të shpallur si pjesë e një pakete presioni ndaj Kinës...
Burimi: Syri.net