Kanye West shokon me deklaratën: Duhet t’i kisha bërë fëmijët me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian

Kanye West shokon me deklaratën: Duhet t’i kisha bërë fëmijët me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian

Kanye West ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se do të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian. Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitch, reperi 47-vjeçar tha: “Kim ishte asistentja e Paris Hilton. Duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian!” Ai shtoi se, nëse do të kishte pasur fëmijë me Hilton, do të kishte pasur më shumë hotele, duke iu referuar pasurisë së familjes Hilton. Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë së bashku, ndërkohë që Paris Hilton është e martuar me Carter Reum dhe kanë dy fëmijë. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv