Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari
👁9714
Një 26-vjeçar nga fshati Picar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një gazetar për shkak të detyrës së tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur i riu ka kërcënuar gazetarin 37-vjeçar A. R., banues në fshatin Lazarat, duke pretenduar se po filmohej nga ky i fundit teksa ndodhej në një ambient publik. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.