Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kanosi me armë zjarri disa persona në Laç, kapet 35-vjeçari i shpallur në kërkim
👁3430
Një 35-vjeçar, që dyshohet se ka kanosur me armë zjarri disa persona në Laç, është vënë në pranga. Aleks Dalipi ishte shpallur pasi dyshohet se në 4 prill në qytetin e Laçit, ka kanosur disa shtetas për motive të dobëta. Po ashtu, sipas policisë, ai dyshohet se gjatë veprimeve procedurale të efektivëve, 35-vjeçari i ka kundërshtuar ata me forcë dhe është larguar. Ai do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Top Channel