Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kanosën me armë një 30-vjeçar pas konfliktit në rrugë, arrestohen dy vëllezër, një tjetër në kërkim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Tafaj” të kryeqytetit, ku një 30-vjeçar është kanosur me armë zjarri nga tre persona pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka bërë të ditur se në pranga janë vënë dy nga tre autorët, konkretisht vëllezërit A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, ndërsa vëllai i tyre i tretë, G. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, tre vëllezërit, pas një përplasjeje verbale me 30-vjeçarin, e kanë kërcënuar atë me armë zjarri në mes të rrugës. Gjatë kontrolleve të mëvonshme në banesat e të arrestuarve në...