Burimi:
Telesport.al

Kane, humbësi i përjetshëm. Lautaros i mungon vetëm Champions-i. Inter-Bayern është përballja e dy bomberave
👁5723
Harry Kane dhe Lautaro Martinez do të përballen sonte “kokë më kokë” në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dy sulmues të plotë, të kundërt për nga stili dhe rruga e ndjekur, por të bashkuar nga i njëjti fiksim: trofeu më i lakmuar në Europë, që të dyve iu ka shpëtuar në finale. Ndeshja e parë, e vendosur nga një gol i argjentinasit dhe një shtyllë e anglezit, u vendos nga detajet (2-1 për zikaltrit). Sonte në “San Siro”, siç ka kujtuar Simone Inzaghi, Interi duhet të mendojë se po e nis gjithçka nga 0-0, jo nga 2-1...