Kane barazon rekordin e Shliton me kombëtaren: Është diçka që i kalon edhe ëndrrat e mia më të guximshme

Kane barazon rekordin e Shliton me kombëtaren: Është diçka që i kalon edhe ëndrrat e mia më të guximshme

7 Tetor 2026 8:17 Telesport Anglia fitoi 3-0 ndaj Republikës Çeke në ndeshjen e fundit të Nations League, një ndeshje që do të mbetet gjatë në mendje për sulmuesin Harry Kane. Ai realizoi dy gola në këtë triumf dhe barazoi rekordin e 125 ndeshjeve me fanellën e “3 luanëve” (njësoj si Peter Shilton). Kapiteni i Anglisë thotë se arritja e këtij momenti historik i ka kaluar edhe ëndrrat e tij më të guximshme. “Është një arritje e jashtëzakonshme për mua. Ka pasur shumë momente të rëndësishme gjatë karrierës sime”, deklaroi sulmuesi anglez. “Kur kthej kokën pas te debutimi im me Anglinë dhe te fakti se sa shumë ishte ajo një ëndërr e bërë realitet, mendoj se kjo e kalon edhe atë që mund ta kisha...