Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi konfirmohet nga burime të Kosova Press. Hajrulla Çeku aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe pritet që këtë të enjte të shpallë kandidaturën për Komunën e Prishtinës. Edhe parti të tjera politike në Kosovë, kanë nisur tashmë të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të bashkive (komunave), në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 12 tetor 2025. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin, ish Ministre e Arsimit në Shqipëri në periudhën 2019-20.
Burimi: Sot.com.al