Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kanadaja rrit shpenzimet në mbrojtje, akordon 2% të buxhetit të vitit 2025
Kanadaja do të shpenzojë 2% të buxhetit të saj për mbrojtje këtë vit për të përmbushur objektivin e NATO-s gjysmë dekade përpara afatit për shkak të kërcënimeve në rritje, tha sot Kryeministri Mark Carney. “Besimi i kahershëm se vendndodhja gjeografike e Kanadasë do të na mbronte është gjithnjë e më i vjetëruar”, tha kryeministri, i cili njoftoi gjithashtu se Kanadaja dëshiron të zvogëlojë varësinë e saj ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Mark Carney, kërcënimet që burojnë nga një botë më e rrezikshme dhe e përçarë po e trondisin rendin ndërkombëtar. Duke folur për “zgjimin e papritur” të Kanadasë, kryeministri...