Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej drejt Greqisë! Kush janë dy të arrestuarit që u kapën me 60 kg drogë
👁6829
Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të transportimit të lëndëve narkotike në aksin rrugor “Mamurras-Kashar-Thumanë. Dy persona kanë rënë në pranga, Enea Tahir dhe Besnik Shabani. Enea Tahir Besnik Shabani Policia gjeti në makinën me të cilën po lëviznin 59 pako me kanabis me peshë totale 60 kilogram. Policia ka dyshime se kanabisi është kultivuar në zonën e Shkodrës dhe dy të arrestuarit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje, kishin si rol transportin nga Shkodra drejt Korçës. Lënda narkotike e ndarë në pako një kilogramëshe dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë./vizionplus.tv