Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kampione e Botës mes 4000 garuesve, Amanda Dedej, 13-vjeçarja nga Lushnja që pushtoi botën e karatesë
Një emër që po bëhet sinonim i suksesit në sportin shqiptar është Amanda Dedej, vajza 13-vjeçare nga Lushnja që sapo ka hyrë në histori. Ajo është shpallur Kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatesë, duke ngritur flamurin shqiptar mbi podiumin më të lartë në Kroaci, mes 4000 sportistëve të rinj nga 78 shtete të ndryshme. Amanda nuk është një emër i ri për ndjekësit e këtij sporti. Me një karrierë që sfidon moshën e saj, ajo numëron 44 medalje të arta, një rekord i paprecedentë për Shqipërinë, që e bën atë sportisten më të dekoruar në historinë e karatesë...