“Kampet në Shqipëri duhet të mbyllen!” Alarmi nga Italia: Dy në çdo tre emigrantë u japin qetësues…
kampi ne gjader GJADËR- Një dëshmi shqetësuese nga qendra e emigrantëve në Gjadër ka ngritur alarmin për trajtimin dhe kushtet e mbajtjes së personave të ndaluar, raportojnë mediat italiane. Sipas koordinatorit të Programit Mjekësor të organizatës italiane Emergency, Emanuele Longo, një emigrant nga Senegali ka rrëfyer se medikamentet psikotrope përdoren shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Madje, sipas tij, ato u jepen rreth dy në çdo tre persona që mbahen në qendër. Longo ngre shqetësimin dhe kundërshton izolimin e personave vetëm për shkak se nuk kanë leje qëndrimi të vlefshme, duke shtuar se shëndeti i tyre fizik dhe ai mendor janë në rrezik. "Burri na tregoi se në qendrën e Gjadrit medikamentet psikotrope përdoren shumë shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas vlerësimit të tij, ato merren nga...
Burimi:
zeri.ai