Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kamionë, makina, motorë, skafe e anije/ Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara në Shqipëri
Nga kamionët, autobuzët, furgonët, automjetet, motorët e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet. Në listë nuk mungojnë edhe mjetet luksoze, si Lamborghini Huracan, Maserati Ghibli, apo Rolls Royce Phantom. Një pjesë e mjeteve janë gjithashtu në gjendje të amortizuar. Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka realizuar publikimin e dy katalogëve të rinj, të cilët përmbajnë informacion të detajuar mbi pasuritë e luajtshme të sekuestruara dhe konfiskuara, kryesisht automjete, por edhe mjete të tjera. Publikimi vjen në vazhdën e përpjekjeve të Agjencisë për një inventarizimit të plotë të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, si edhe për të bërë transparencën e plotë të tyre për personat e interesuar dhe publikun e gjerë. Më herët, AAPSK ka realizuar publikimin e...