Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e fëmijëve mbi gjithçka

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e fëmijëve mbi gjithçka

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, në kuadër të planit për forcimin e sigurisë në institucionet arsimore në të gjithë vendin. Rama kujtoi ngjarjen tragjike të ndodhur në shkollën “Fan Noli” të Tiranës, ku u vra Martin Cani, pas së cilës, tha se mori përsipër të sillte teknologjinë më të avancuar në shërbim të sigurisë në shkolla. “Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje”, shprehet kryeministri. Sipas Ramës, kamerat e reja nuk kufizohen vetëm në monitorimin e ambienteve, por kanë aftësi për të identifikuar dhe sinjalizuar në kohë reale situata të caktuara, duke njoftuar drejtuesit...