Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel
Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë, dhe ka propozuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Ata jetojnë në Luginën e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Në draft-rezolutën e Kamberit kërkohet që Kuvendi i Serbisë “të pranojë qasjen diskriminuese dhe të shprehë përkushtim institucional për...