Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve
Ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris iu është përgjigjur kritikëve brenda Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë të distancohen prej saj përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, duke theksuar se prioriteti i saj është fitorja e demokratëve. Në intervista për CNN dhe MS NOW, Harris deklaroi se kandidatët duhet të bëjnë gjithçka që e konsiderojnë të nevojshme për të fituar në zonat e tyre elektorale, edhe nëse kjo nënkupton mbajtjen e distancës prej saj. “Dua që ata të bëjnë çfarëdo që duhet për të fituar. E them këtë sinqerisht”, u shpreh Harris, duke iu referuar kandidatëve që garojnë në zona ku demokratët përballen me sfida të forta elektorale. Ndërkohë, lidhur me mundësinë e një kandidimi të dytë për presidente në vitin 2028, Harris nuk dha një përgjigje përfundimtare,...
Burimi:
javanews.al