“Kama Sutra”, libri i dashurisë, i keqkuptuar dhe i keqtrajtuar

“Kama Sutra”, libri i dashurisë, i keqkuptuar dhe i keqtrajtuar

Paradoksalisht, Kama Sutra-n, keqleximi dhe coptimi e shpëtuan nga harrimi, por jo nga shpërdorimi dhe tjetërsimi. Kjo filozofi e jetës dashurore i’a doli të mbijetonte, jo si një tekst mbi artin e të jetuarit, por si një “manual seksi”. Dhe ky është rasti më unik, se si tempujt madhështorë të mendimit dhe krijimit, sendërtimit dhe përjetimit, arrijnë të qëndrojnë në këmbë, jo gjithmonë për atë që janë, por për atë që brezat vendosin të besojnë në to. Kama Sutra mbetet shembulli më të jashtëzakonshëm, se si një tekst i lashtë indian mbi kāma-n, dashurinë, dëshirën, kënaqësinë, joshjen dhe marrëdhëniet njerëzore, në imagjinatën moderne të reduktuar pothuajse krejtësisht në një katalog pozicionesh seksuale. Kështu, një vepër me ambicie shumë më të gjera filozofike e shoqërore u...