“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetaren Rudina Xhunga në podcastin Flasim të Kryeministrit, u pyet për fëmijërinë dhe disa aludime që thonë kundërshtarët politikë se ai ka qenë i bullizuar. Rama tha se nuk ka qenë kurrë i bullizuar, ndërsa tregon dy episodet kur në jetë ai është dhunuar. “Nëse do të kthehesha në atë kohë për të gjetur një tipar që mund të paralajmëronte natyrën e liderit që unë u bëra më pas, mund të them që ishte tipari i mospranimit të kufijve. Unë, që fare i vogël, nuk i pranoja kufijtë si imponim apo si fat. Përpiqesha gjithmonë t’i shkelja, t’i shtyja… Gjithmonë të bëja diçka që kufiri thoshte: ‘Mos e bëj’. Dhe refuzimi i kufijve, shtyrja e kufijve, më ka...
Burimi:
javanews.al