‘Kam qenë punëtor, rrija pa ngrënë’/ Përlotet presidenti i Brazilit: T’iu pritet koka atyre që varfërojnë popullin…

‘Kam qenë punëtor, rrija pa ngrënë’/ Përlotet presidenti i Brazilit: T’iu pritet koka atyre që varfërojnë popullin…

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar gjatë një fjalimi se “përmbushja e nevojave ushqimore të popullsisë duhet të jetë një politikë shtetërore” dhe se “kreu i qeverisë së një vendi ku njerëzit vuajnë nga uria duhet t’i pritet koka”. Situata në Brazil po ndryshon ngadalë, por “nuk është e lehtë”, tha Lula, duke pranuar përpjekjet e qeverisë së tij. Por “nëse do ta linim qeverinë dhe do t’ia kalonim pushtetin dikujt tjetër, uria do të kthehej. Sepse (luftimi i saj) nuk konsiderohet përparësi. Nuk duhet të jetë një angazhim qeveritar, por një detyrim kushtetues. Me një qeveri në të cilën dikush po vuan nga uria, qeveritarit duhet t’i pritet koka”, tha Lula gjatë një aktiviteti të Këshillit Kombëtar për Sigurinë Ushqimore dhe...