“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin
Republikani me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, i cili fitoi një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it në SHBA, ka rrëfyer rrugëtimin e tij drejt politikës dhe momentet e ankthit deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Duke folur përmes një lidhjeje Live në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha tregoi se angazhimin politik e kishte nisur si punëtor në fushatat elektorale të kandidatëve të tjerë, pa e menduar se një ditë do të kandidonte vetë. Ai tha se vendimi për të hyrë në garë erdhi kur iu krijua mundësia, ndërsa natën e zgjedhjeve qëndroi pranë qendrave të votimit, duke ndjekur nga afër numërimin deri në momentet e fundit. “E dija që një ditë do të angazhohesha në një mënyrë ose në...
Burimi:
javanews.al